Loading...

Dhunohet një femër në Viti, arrestohet i dyshuari

Policia raporton për një rast dhunimi që ka ndodhur në Viti.

Për këtë veprim, policia ka arrestuar një mashkull me dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër, transmeton PlusTv.

Për këtë rast, Televizioni ka pyetur Prokurorinë Themelore në Gjilan. Sipas Prokurorisë, rasti ka ndodhur në fshatin Lubishtë të Vitisë nga i dyshuari L.M..

Në njoftimin e shkurtë të këtij institucioni, thuhet se Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, që të dyshuarit t’ia caktojë masën e paraburgimit, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’.

“Lidhur me rastin në fjalë, i cili dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Lubishtë komuna e Vitisë, prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, që të dyshuarit L.M., t’ia caktojë masën e paraburgimit, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’, thuhet në njoftimin e Prokurorisë por që nuk kanë dhënë më shumë detaje se si ka ndodhur ngjarja.

Gjykata brenda afatit ligjor pritet të vendosë mbi kërkesën e Prokurorisë.

Loading...

Artikuj të ngjajshëm...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *