Loading...

Një person nga Vitia ia merr vetës jetën

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se një person i moshës 60 vjeçare, ia merr jetën vetës.

Dyshohet se sot rreth orës 4h të mëngjesit, në komunën e Vitisë, një person i moshës 60 vjeçare, nga fshati Tërpezë, për shkak të problemeve familjare ka kryer vetëvrasje, duke e goditur vetveten me armë zjarri, në pjesën e kokës.

“I ndjeri është gjetur nga një dëshmitar në skaj të rrugës, pa shenja jete, me ç’rast menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, prokurori dhe mjeku kujdestar, ku me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë”, thuhet në një komunikatë për media të Prokurorisë Themelore në Gjilan

Loading...

Artikuj të ngjajshëm...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *