Loading...

Për herë të parë, Xhensila dhe Besi i zbulojnë fytyrën Ajkës në një vjetorin e lindjes


Çifti i njohur, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, qysh kur u bënë prindër, asnjëherë nuk e kanë zbuluar fytyrën e vajzës së tyre Ajkës.

Vogëlushja u mbrojt shumë prej ekspozimit në rrjete sociale nga prindërit e saj, deri në momentin kur u bë një vjeçe.

Kjo është edhe dita që Kallaku zgjodhi që të bijën ta prezantojë me ndjekësit e tij, duke i bërë edhe një urim shumë të ëmbël me rastin e 1 vjetorit.

“O Ajka e jetës, urime ditëlindjen tende te pare. Unë nuk do te te shkruaj shumë gjate sepse mami yt ka 3 dit qe po shkruan urimin për ty edhe akoma nuk e ka mbaruar 😂. C’ti bëjmë qaramanes? Egziston një force aq e madhe tërheqjeje ne bote qe quhet ‘DASHURI’. U rritsh me dashuri edhe dhenç vetem dashuri. Lutu gjithmonë qe te kesh sy qe shohin me te mirën tek te tjerët”, ka shkruar Kallaku.

Dhe sigurisht, babi Besi di tani çdo këngë fëmijësh që Ajkës i pëlqen ta dëgjojë!

“Ta dish qe te dua aq shum sa kam mesuar cdo kenge femijesh permendesh nga “Johny Johny Yes Papa” e deri tek “Baby Shark”. Ajka, o lul’e bukur e gjakut tim”, ka shkruar ndër të tjerash aktori I nohur i humorit

Loading...

Artikuj të ngjajshëm...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *