Loading...

Eventi më i madh i muzikës në Gjermani, Azet këndon shqip dhe rrëmben dy çmime


Këtë vit për herë të parë në Gjermani është mbajtur evenimenti i madh i muzikës “Hype Awards”. Mbrëmë në Berlin të Gjermanisë, për herë të parë në historinë kulturore të këtij vendi, janë ndarë çmimet për hip-hop artistët më të mirë, që kanë bërë muzikë në gjuhën gjermane. Kjo ngjarje mblodhi artistë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria, në mesin e tyre edhe disa yje shqiptare.

I nominuar ka qenë reperi nga Podujeva i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Azet, bashkë me grupin e tij KMN Gang, i cili në skenën e madhe këndoi hitin e tij shqip AZET & ZUNA – Skam kohë.

Ai ishte nominuar në dy kategori, ndërsa ka fituar dy çmime si “Best Crew” dhe “Best Collabo Album”.Ky sukses i reperit vjen pas punës së tij të pandalshme dhe projekteve të shumta që kanë rezultuar me suksese të mëdha.

Azet bashkë me KMN Gang deri më tani kanë publikuar një mori projektesh, të cilat numërojnë miliona klikimesh në YouTube.

Loading...

Artikuj të ngjajshëm...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *