Dështon keq Përputhen me skandal të madh/ Ikin të gjitha vajzat mbetet vetëm Ola

Perputhen eshte si nje loje fati ku askush nuk e di, ose nuk e parashikon dot ate qe do të ndodhë, me sa duket në këto momente programi është realisht në hall të madh. Kjo pasi sipas informacioneve, tani në program nga konkurrentet vajza duket se ka mbetur vetëm Ola e cila dje u deklarua për Muratin. Më herët në Përputhen kanë qenë pjesmarrëse si konkurrente shumë vajza, të fundit prej të cilave, ishin Ledjana, Antonela, Sara, Jasmina, Sindi dhe Ola.

Ledjana duket se e ka lënë Përputhen që javën e shkuar, pas disa situatave jo të këndëshme ku u hodhën pretendime se ajo ishte e martuar me dikë në Belgjikë.

Jasmina ka ikur nga programi bashkë me Andin disa kohë më parë, Sara doli cift me Atdheun. Sindi duket se ka vendosur të largohet, madje ka paralajmëruar se do të nxjerrë dhe një video, ndërsa largimi i Antonelës nuk është konfirmuar ende, por sic na ka mësuar Përputhen këto muaj ku ka zë s’është pa gjë. Në qoftë e vërtetë, Ola mbetet e vetmja vajzë në program

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *