Këta sikur do bëheshin me fëmijë/ Atdheu habit me deklaratën: Me Sarën jemi ndarë se…

Ditën e sotme ishte i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Atdhe Xheravina, një nga ish-konkurrentët më të përfolur në Përputhen. Sapo filloi intervistën, Atdheu bëri të ditur se nuk është akoma çift me Sarën, por thjesht po njihen.

“Jo akoma nuk jam i lidhur, ne nuk kemi shpallur gjë, thjesht kemi dal për t’u njohur”, u shpreh ai.

I pyetur nga Flavio në lidhje me lajmin e fundit që po qarkullon në rrjet në lidhje me shtatzëninë e Sarës, Atdheu e mohoi të jetë e vërtetë, por pa mohuar faktin se ai edhe mund të jetë baba, duke u bazuar në jetën e tij nëpër Europë: Si dihet, në Europë kam jetuar mbase dhe del ndonjë fëmijë i imi.

“Në produksion u ktheva sepse më kërkuan vajzat rikthimin”, u shpreh Atdheu në lidhje me rikthimin e tij në Përputhen, pas largimit nga formati.

E ndërsa në lidhje me famën dhe burimet nga ajo ka ardhur Atdheu mohoi që ‘Përputhen’ ka qenë një burim fame për të.

Ai u shpreh: Unë nuk kam marrë famë nga Përputhen, famën e kam pasur, madje më kanë akuzuar se u riktheva në program për të qenë në qendër të vëmendjes. Jam i vetmi që nuk kam fshirë asgjë nga Instagrami nga të gjithë konkurrentët.

Por çfarë vendi zë Antonela në jetën e Atdheut?

“Me Antonelën i kemi sqaruar gjërat. Më mire ta kem shoqe Antonelën se sa të dashur.”

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *