Po Sara kush është/ Atdheu harron lidhjen e Përputhen dhe hedh sytë nga këngëtarja shqiptare

Atdhe Xheravina ka qenë i ftuar së fundmi në “Kafe Shqeto” në Syri Tv, ku ka treguar se nuk është akoma çift me Sarën, por thjesht po njihen.

“Jo akoma nuk jam i lídhur, ne nuk kemi shpallur gjë, thjesht kemi dal për t’u njohur”, u shpreh ai.

Pak ditë më parë, një foto e dyshes bëri xhiron e rrjetit pasi Atdheu kishte vendosur duart mbi barkun e Sarës dhe të gjithë dyshuan nëse ato do të bëheshin prindër.I pyetur në studio në lídhje me këtë lajm, Atdheu e mohoi të jetë e vërtetë.

“Si dihet, në Europë kam jetuar mbase dhe del ndonjë fëmijë i imi. Në produksion u ktheva sepse më kërkuan vajzat rikthimin”, u shpreh Atdheu në lídhje me rikthimin e tij në “Për’puthen”, pas largimit nga programi.

Përsa i përket Antonelës, ai është shprehur se i kanë sqaruar gjërat dhe janë shokë bashkë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *