Bora Zemani qan në kokërr të lotit si asnjëherë më parë/ Ja cfarë ka ndodhur

Bora Zemani dhe Vin Veli ishin sot kryefjala e mediave pasi për herë të parë pas disa vitesh nga ndarja e tyre u shfaqën bashkë në publik. Dhe sigurisht shkaku ishte djali i tyre Arbori. Në festën e tij të abetares, ai ka arritur të bëjë bashkë mamin e babin të cilët nuk kanë ngurruar të ndajnë gëzimin e tyre me të tjerët edhe në rrjetet sociale duke u shfaqur të tre shumë të lumtur. Krah fotove, Bora i bëri të birit edhe një dedikim shumë të ëmbël, duke shkruar se kishte qarë gjatë gjithë kohës.

http://shendeti.lajme-javore.com/wp-content/uploads/2021/05/StorySaver.Org-borazemani_79637234_2935093826813973_6599613798640309594_n.mp4?_=1

Ndërkohë, së fundmi ajo ka postuar edhe videot nga festa e abetares së Arborit ku shihet e mbuluar nga lotët teksa sheh të birin në skenën e improvizuar. “Isha me shumë emocione që pa u hapur perdja.”-ka treguar ajo, teksa emocionet ia kuptojnë vetëm nënat. Megjithatë, videot e saj na kanë emocionuar të gjithve dhe na kanë rikujtuar edhe një herë se s’ka lidhje më të fortë se ajo mes fëmijës dhe nënës. /News31

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *