Europa i rikthehet normalitetit, vendet që po lehtësojnë masat

Europa ka filluar të rihapet duke lehtësuar masat gradualisht. Në Poloni, restorantet dhe baret u rihapën fundjavën e kaluar pas disa muajsh. Në Britani, ambientet e brendshme të restoranteve kanë mirëpritur klientët që nga e hëna, dhe rreth 20,000 tifozë do të lejohen në stadium.

Në Francë, kafenetë u hapën të mërkurën së bashku me kinematë dhe teatrot, ndërsa në Itali ora policore u zgjat nga ora 22:00 deri në 23:00. Normaliteti po rikthehet në Europë gjatë kësaj jave ndërsa qeveritë kanë filluar të heqin disa nga kufizimet pas uljes së rasteve dhe fushatës globale të vaksinimit COVID-19 që po ecën me ritme të shpejta.

Rreth 30% e njerëzve në Itali, Francë, Spanjë, Poloni dhe Republikën Çeke janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës kundër Covid, krahasuar me 37% në Gjermani dhe 55% në Britani.

Europa ka shënuar një rënie prej 60% të numrit të rasteve në muajin e kaluar, sipas një deklaratë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. mAnëtarët e BE, gjatë kësaj jave ranë dakord të rihapin kufijtë e tyre për turistët nga vendet me rrezik të ulët si dhe ata që janë vaksinuar plotësisht me një vaksinë të miratuar, raporton abcnews.al

Numri i rasteve të reja të raportuara çdo javë në Europë pësoi rënie nga 1.7 milion në mes të Prillit në pothuajse 685,000 javën e kaluar. Variantet alarmante të virusit që janë përhapur në të gjithë bllokun mbeten ende shqetësuese.

Austria

Pas 6 muajsh, masash kufizuese për të luftuar pandeminë e koronavirusit janë lehtësuar, sektorët e hotelierisë, turizmit, kulturës dhe sporteve rifilluan aktivitete e tyre në të gjithë vendin të mërkurën. Këto zona u mbyllën më 3 nëntor 2020.

Sipas rregullave të reja, vetëm klubet e natës mbeten të mbyllura, eventet e mëdha me më shumë se 1,500 njerëz brenda dhe 3,000 njerëz jashtë janë të ndaluara.

Belgjika

Belgjika planifikon të lehtësojë pothuajse të gjitha masat e bllokimit nga 9 qershori. Në fillim të këtij muaji vendi hapi restorantet në ambientet e jashtme.

Britania

Me 12 Prill vendi ka rihapur dyqanet me pakicë së bashku me pub-et dhe restorantet në ambientet jashtë. Gjithashtu janë rihapur, kinematë, teatrot dhe objektet sportive me 17 maj. Britania rihapi udhëtimet ndërkombëtare, por ata që mbërrijnë në vend nga shumica e destinacioneve jashtë do të duhet të karantinohen.

Rregulli i një metër distancë në restorante dhe pube mund të hiqet më 21 qershor. Shumica e qytetarëve nuk mbajnë maska jashtë, por në ambiente të mbyllura maska është e nevojshme.

Franca

Franca filloi lehtësimin e masave gjatë natës dhe ka rihapur kafenetë, baret dhe restorantet në 19 maj me 50% të kapacitetit, me një maksimum prej 6 personash për tavolinë dhe vetëm deri në 21:00.

Ambientet brenda të restoranteve nuk do të rihapen deri më 9 qershor në 50% të kapacitetit të tyre, por me një maksimum prej 6 personash në secilën tryezë, ndërsa ora policore do të fillojë në orën 23:00. Restorantet dhe kafenetë do të rihapin plotësisht më 30 qershor, raporton abcnews.al

Të gjitha dyqanet, muzetë, kinematë dhe teatrot do të rihapen më 19 maj, por me kapacitet të kufizuar, duke përdorur maska. mTuristët e huaj me një “leje shëndetësore” do të mund të vizitojnë Francën nga 9 qershori.

Disneyland në Paris do të rihapet më 17 qershor. Përveç kësaj, Kulla Eiffel, e cila ishte mbyllur që nga 30 tetori, do të rihapet për publikun në 16 korrik me një kapacitet prej 50% në ashensorët e saj.

Gjermania

Gjermania ka lehtësuar kufizimet për personat që janë vaksinuar plotësisht ose janë rikuperuar nga virusi që nga 9 maji. Nga 12 maji, vizitorët mund të hyjnë në vend pa pasur nevojë të karantinohen, përveç atyre që mbërrijnë nga vendet që konsiderohen të rrezikuara.

Pishinat, kinematë dhe ambientet e jashtme të restoranteve dhe bareve tani mund të vizitohen nga Berlini, por me kufizime të rrepta shëndetësore.

Spanja

Spanja filloi lehtësimin e masave në 9 maj. Vendi hoqi masat për të treguar një test negative të Covid për britanikët në 20 maj.

Udhëtarët e vaksinuar nga vendet jashtë BE do të lejohen të hyjnë në vend nga 7 qershori, raporton abcnews.al

Italia

Kafenetë, baret, restorantet, kinematë dhe teatrot janë pjesërisht të hapura në shumicën e zonave që nga data 26 prill. Pishinat u rihapen në 15 maj dhe disa aktivitete sportive do të fillojnë në 1 Qershor. Përdorimi i maskës është i detyrueshëm për të gjithë qytetarët brenda dhe jashtë, ndërsa parqet do të hapen në qershor.

Rreth-rrethimi do të fillojë në mesnatën e 7 qershorit dhe do të hiqet më 21 qershor. Palestrat do të rihapen më 24 maj dhe ambientet e brendshme të restorantit do të jenë të hapura nga 1 qershori.

Kroacia

Baret dhe restorantet janë rihapur, por vetëm në ambientet jashtë. Dyqanet, restorantet dhe bizneset e tjera do të mbyllen në orën 10:00.

Parqet, kopshtet zoologjike dhe shumicën e muzeve janë hapura. Klubet e natës, megjithatë, do të jenë të mbyllura.

Norvegjia

Norvegjia pritet të ndërmarrë hapin tjetër të madh në heqjen e kufizimeve me 27 maj duke lejuar më shumë njerëz të mblidhen në ambientet publike dhe të pinë alkool në bare dhe restorante deri në mesnatë.

Muajin e kaluar, qeveria njoftoi se faza e dytë e një plani me katër faza për të hequr bllokimin do të fillonte me gjasë në fund të majit. Kufizimet lokale, megjithatë, në disa vende do të mbeten më të rrepta se ato në fuqi në nivelin kombëtar për të parandaluar shpërthimet lokale të virusit.

Në pjesën më të madhe të vendit alkooli do të shërbehet vetëm deri në orën 22:00 megjithëse Oslo dhe zona përreth kanë ndaluar shitjen alkoolit, raporton abcnews.al

Holandë

Holanda hoqi orën policorë në 28 Prill. Parqet, kopshtet zoologjike, palestrat dhe pishinat të u rihapën më 19 maj por me masa të distancës sociale. Bibliotekat publike u hapën në 20 maj.

Hungaria

Vendi do të heqë shumicën e kufizimeve sapo numri i personave të vaksinuar të arrijë në 5 milion, gjë që pritet të ndodhë gjatë fundjavës. Përdorimi i maskës nuk do të jetë më i nevojshëm në vendet publike, ora policore do të hiqet dhe do të lejohen tubimet deri në 500 persona në ambiente të hapura.

Në të njëjtën kohë, do të lejohen deri në 200 mysafirë në dasma ndërsa njerëzit që janë vaksinuar do të jenë në gjendje të marrin pjesë në ngjarje të ndryshme. Shumica e bizneseve në Hungari tashmë janë rihapur, duke përfshirë hotele, restorante, teatro, kinema, palestra dhe llixha.

Polonia

Polonia rihapi qendrat tregtare në 4 maj, hotelet në 8 maj dhe restorantet mund t’u shërbejnë klientëve në ambiente të hapura nga 15 maji. Në fund të majit, të gjithë fëmijët do të kthehen në shkollë, ndërsa ngjarje të tilla si dasma me deri në 50 mysafirë do të lejohen.

Vendi ka rihapur kinematë, teatrot, sallat e koncerteve dhe institucionet kulturore në 21 maj.

Portugalia

Vendi filloi të rihapet nga 3 maji. Studentët janë kthyer në shkollat ​​e tyre dhe kufiri tokësor me Spanjën është rihapur.

Muzetë, parukierit, restorantet dhe kafenetë në natyrë janë hapur gjithashtu. Vendi është një nga të paktët në “listën e gjelbër” të Britanisë dhe kështu pret shumë turistë britanikë këtë verë. Përveç kësaj, Porto është vendosur të presë finalen e Ligës së Kampionëve më 29 maj, ku pritet të mirëpresë 12,000 tifozë britanikë.

Turqia

Turqia filloi të lehtësonte bllokimin në 17 maj duke lejuar udhëtime ditore, ndërsa do të shtetrrethimi do të hiqet me 1 qershor. Numri i rasteve dhe viktimave nga Covid ka pësuar rënie pas një bllokimi kombëtar tre-javor, i cili pritet të hiqet gradualisht brenda muajit.

Turistët mund të vizitojnë muzetë dhe plazhet. Qendrat tregtare janë të hapura vetëm gjatë javës. Teatrot, palestrat dhe pishinat do të qëndrojnë ende të mbyllura. Të gjitha masat kufizuese pritet të hiqen me fillimin e sezonit turistik në qershor.

Republika Çeke

Vendi, i cili regjistroi një nga shifrat me të larta të viktimave nga Covid në fillim të vitit, hapi të hënën restorantet e tij në ambientet jashtë. Gjithashtu do të lejohen koncertet, por vetëm në ambientet jashtë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *