Si i qesh fytyra Golg Ag kur është me djalin

Arian Agushi po e shijon në maksimum periudhën më të bukur të jetës së tij.

Reperi i njohur ka pak kohë prej kur është bërë baba për herë të parë, i një djali, që e quajtën Gueril, shkruan “Kosovarja”.

Golg Ag nuk e kemi parë asnjëherë më të ndjeshëm e të përkushtuar se kohët e fundit, sepse kur ndodhet pranë djalit të tij ai shndërrohet në njeriun më të butë e të ndjeshëm.

Shumë imazhe ka ndarë në rrjete sociale, prej kur ka fituar titullin baba dhe gjithmonë është shprehur shumë i lumtur me familjen e tij të vogël.

Njësoj ka vepruar edhe së fundi, ku ka ndarë me fansat e ndjekësit e tij një fotografi të bukur me Guerilin. /Kosovarja/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *