Gjermania në momente të vështira prej Covid-19/ Merret vendimi drastik që nuk pritej

Për shkak të përhapjes së variantit të virusit të zbuluar së fundmi në Indi, Gjermania e shpall nga e diela (23.05) Britaninë e Madhe si zonë të varianteve të virusit.

COMMENTS

Për shkak të përhapjes së variantit të virusit të zbuluar së fundmi në Indi, Gjermania e shpall nga e diela (23.05) Britaninë e Madhe si zonë të varianteve të virusit.

Këtë e bëri të ditur Instituti Robert Koch, RKI. Me këtë kufizohet në mënyrë të rreptë hyrja nga Britania e Madhe në Gjermani. Nga e diela shoqëritë e fluturimit, sipërmarrjet e transportit të hekurudhave apo autobusët lejohen të marrin me vete vetëm persona që jetojnë në Gjermani. Për udhëtarët vlen një karantinë dy javore, që nuk mund të shkurtohet as me një test negativ.

Ndërkohë për Francën, Slloveninë, Kroacinë për shkak të uljes së numrit të infektimeve është hequr detyrimi i përgjithshëm i karantinës nga 5 deri në 10 ditë. Tre vendet e BE nga e diela konsiderohen zonë normale e rr ezikut. Nga lista e vendeve të r re zikuara hiqen Sllovakia, Finlanda, Rumania, San Marino dhe Xhamajka si edhe rajone të caktuara në Spanjë dhe Irlandë.

11 vende veçanërisht të rr ezi kuara/ Britania e Madhe është vendi i parë në Europë prej disa kohësh që kthehet sërish në zonë të variantit të virusit. Në këtë kategori renditen vetëm 11 vende në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine. Varianti indian i virusit B.1.617.2 konsiderohet si veçanërisht ngjitës dhe ka qenë arsyeja e shpër thimit të pamasë të infektime në Indi në muajt e fundit. Në Britaninë e Madhe janë bërë të njohura 3400 raste me variantin e virusit, si epiqendra konsiderohen qytetet Blackburn dhe Bolton.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *