Si të shpëtoni nga aroma e pakëndshme e këmbëve në verë

Bashkë me kënaqësitë e verës vijnë dhe problemet e besdisshme siç është aroma e pakëndshme e këmbëve pas një dite të gjatë me atlete a sandale veshur.

Askush s’e do atë momentin e dyshimit para se të heqë këpucët, prandaj bëni diçka për të parandaluar. Në kushte shtëpie, për 5 minuta!

1. Sodë buke

E njohur si bikarbonat sodiumi, soda e bukës është shumë efektive për të eleminuar aromën e këmbëve sepse neutralizon pehashin Ph dhe redukton bekteriet.

Shtoni pak sodë buke në ujë të ngrohtë (një lugë normale për cdo 1 litër uji) dhe fusni këmbët në të nga 15-20 minuta për cdo natë duke e përsëritur për një javë.

Ose mund të spërkasni pak sodë brënda këpucëve ose corapeve para se ti vishni ato.

2. Vaj livandoje

Livandoja jo vetëm ka aromë të mirë, por gjithashtu edhe vret bakteret. Gjithashtu ka edhe element anti-kërpudhë që janë shumë efikase ndaj neutralizimit të aromës së këmbëve.

– Hidhni disa pika vaji esencial të livandos në ujë të ngrohtë
– Fusni këmbët Brenda për 15-20 minuta
– Përsëriteni dy herë në ditë për disa ditë rresht.

3. Kripa me kokrra të mëdha

Kripa e madhësisë së madhe gjithashtu mund të minimizojë aromën jo të këndshme që buron nga këmbët sepse lufton infeksionet mikrobiale. Ajo gjithashtu ka efekt qetësues edhe për këmbët e lodhura.

– Përzieni dy lugë kripë me ½ legen me ujë
– Fusni këmbët për 10-15 minuta. Për rezultate më të mira bëjeni këtë para se të flini sepse nuk do t’ju duhet të vishni corape apo këpucë për disa orë.

4. Çaji i zi

Ky lloj caji përmban acid tanik, i cili vret bakteret që prodhojnë aromën që po flasim. Gjithashtu mbyll poret e këmbëve duke reduktuar nivelin e prodhimit të djersës me ttë cilën ushqehen bakteret.

– Zjeni dy pako të vogla caji të zi në tre filxhan me ujë të nxehtë. Shtoni pak ujë me temperaturë normale për të ulur këtë të fundit.
– Fusni këmbët për 15-20 minuta
– Përsëriteni ritualin cdo ditë për një javë.

5. Uthulla

Uthulla është shumë efikase për të shpëtuar nga ky problem sepse krijon një mjedis acid në të cilin bakteret nuk mund të rezistojnë. Ju mund të përdorni cdo lloj uthulle, vecanërisht atë të mollës.

– Përgatisni një përzjerje prej ½ filxhani uthulle dhe 6-8 filxhanë me ujë të nxehtë.
– Fusni këmbët për 10-15 minuta
– Në fund lajini me sapun për të larguar aromën e uthullës.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *