Dikur ishin në lidhje, por a i ruajnë akoma kontaktet Ledri dhe Dua?

Dua Lipa dhe Ledri Vula para shumë vitesh ishin në një lidhje, e cila u përfol se kishte marrë fund si pasojë e angazhimeve të reperit me koncerte në vende të ndryshme, ndërsa Dua jetonte në Londër.

Dyshja vazhdon të mbajë kontakte edhe pse Ledri tanimë është bërë baba dhe Dua është në një lidhje serioze.

Këtë gjë e bëri të ditur vetë reperi, i cili së fundmi ishte i ftuar në “Robi plaket kur don vet” të Robert Berishës.

“Dua është shumë e kujdesshme, më shkruan, më ka shkruar për ngushllime, për këngën “I vogël” etj”, ka thënë Ledri, i cili ka shtuar se për sukseset e saj ska çka të flitet pasi ato tashmë dihen dhe janë të njëpasnjëshme edhe me çmime ndërkombëtare.

Po ashtu, artisti tha se mezi po e pret të fillojë hapja pas pandemisë dhe Dua të vijë prapë në Prishtinë me “Sunny Hill”.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *