Mos vallë e ka për Soni Malajn me të cilën ka qenë i lidhur? Flori Mumajesi flet pasi këndoi ” E para”: Për dikë e kam…

Klajdi Haruni dhe Flori Mumajesi kanë mbyllur fazën e parë të konkurimit në “Kënga Magjike 2021” me këngën “E para”.

Pak para se të prezantonin këngën, për dy artistët shumë të dashur nga publiku nuk kanë munguar as pyetjet e producentit Ardit Gjebrea.

Ka qenë Klajdi që ka treguar si ka lindur frymëzimi për këtë projekt muzikor.

“Kjo këngë ka një histori timen personale, për tre arsye. E dyta është që vëllai im e ka krijuar për mua dhe e treta që do ta këndojmë të dy bashkë me vëllain tim. Do doja të shtoja diçka shumë të rëndësishme në çdo edicion të “Kënga Magjike” kam qenë shumë i emocionuar, shumë i përfshirë shpirtërisht, por këtë radhë e them me sinqeritetin më të madh që e kam zemrën në pjatë. As e shoh veten në garë, i falenderoj të gjithë artistët që do më votojnë apo nuk do më votojnë i jam mirënjohës…”, tha ky i fundit.

Nga nga tjetër, Arditi ka pyetur Florin se kush g uxon t’ja hajë zemrën. “Kjo është arsyeja që kemi marrë pjesë, është një gjë shumë personale e Klajdit, e imja, e jona e përbashkët. Është edhe një mesazh që mund ta përçojnë artistët në këto kohë të vështira. Për të pasur një kujtim ne të dy bashkë, për t’i thënë njerëzve motivohuni dhe mos u do rëzoni”, është përgjigjur Flori.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *