Po tani? Pasi i kushtoi një këngë Jasminës, ish-konkurrenti i Për’Puthen tregon marrëdhënien që ka me Andin, a janë miq?

Shumë konkurrentë të “Për’puthen” i janë futur muzikës dhe më i fundit prej tyre është Alessandro Mehmeti. Në fakt kënga e tij nuk është pakuptim, por është një dedikim për Jasminën e cila bëri bujë me historinë e dashurisë me konkurrentin nga Kosova, Andin.

Vetë Jasmina ka publikuar në Instagram një pjesë të këngës dhe është shprehur shumë e lutur për këtë surprizë kaq të veçantë të Alessandros.

“Krejt e bukur lule Jasemina, zemrën e bardhë sikur kokaina. Një gotë për mua e për ty e pina, sikur tigër dukesh o Jasmina”, shprehet Alessandro në këngën për ish-konkurrenten.

“Surpriza dhe dhurata më e bukur që ma ka bërë ditën 1000! Faleminderit nga zemra për përkushtimin dhe kohën Alessandro Mehmeti”, ka shkruar Jasmina pas publikimit të këngës.

Por si i ka marrdhënit Alessandro me Andin pas këtij dedikimi për Jasminën.

Alessandro ka zbuluar në Instagram nëpërmjet një video me ish-konkurrentin se kanë miqësi të mirë me njëri-tjetrin.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *