Do lindë djalë apo vajzë? Ja tipari dallues i një gruaje shtatzënë

Ka gojëdhëna të ndryshme për gratë shtatzëna, sipas të cilave mund të dallohet pa pasur nevojë për të bërë një eko nëse pret të lindësh vajzë apo djalë, por që kanë mbetur në kuadrin e gojëdhënave, të transmetuara brez pas brezi.

Së fundmi disa mjekë kanadezë kanë bërë një studim bazuar mbi këto gojëdhëna, dhe kanë dalë në përfundimin se “harresa” gjatë shtatzënisë mund të na ndihmojë që të zbulojmë paraprakisht gjininë e bebit.

Në këtë studim me një kampion prej 40 nënash në pritje, të ndjekura përgjatë 18 muajve, rezultoi se gratë shtatzënë që prisin të lindnin një vajzë harronin më shumë, ndërsa nënat shtatëzënë me djem ishin më pak të prekura nga ky çrregullim.

Ato iu nënshtruan disa testeve psikologjike, të cilat varionin nga ato të aftësisë së dëgjimit, aftësisë për të parë dhe nënat që prisnin djem kanë pasur rezultate më të mira.

Mendohet se shkak për këtë është një faktor i lidhur me gjininë e fetusit që mund të ndikojë në aftësinë mendore të nënës.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *