Jasminës nuk i mbushet mendja që është ndarë nga Andi/ Lë nam me skena xhelozie: U cua dhe fiku…në mes të lokalit

Megjithëse dyshja e famshme e “Për’puthen”, Jasmina dhe Andi, dolën çift nga emisioni për ta vazhduar jashtë njohjen e tyre, gjërat morën tjetër rrjedhë.

Andi dhe Jasmina s’janë më bashkë, siç tregoi ish-konkurrentja së fundmi në “Për’puthen”, ku u rikthye për t’i bërë një surprizë Olës për ditëlindje.

Jasmina tha se Andi ndryshoi shumë pas daljes nga emisioni dhe sipas saj ndikoi fama në këtë pjesë.

“Me kalimin e kohës ndryshoi shumë. Nuk ishin gjërat njësoj pas daljes. Dilnim bashkë, por fjalët ishin të njëjta. Me veprime ishte kundra fjalëve, ndërsa me fjalët ishte ende në dyshim për marrëdhënien. Me veprime tregonte se më donte, ndërsa me fjalë nuk ishte njësoj”, u shpreh Jasmina.

Më pas ajo përmendi faktin se Andi nuk i kishte treguar se do të ndihmonte këngëtaren, Diona Fona, për një projekt të ri dhe sigurisht që kjo e ka bërë të dyshojë. Ajo tha se aktualisht ata nuk kanë komunikim fare me njëri-tjetrin.

Ajo tha se nuk është penduar për faktin se doli çift me Andin nga emisioni, sepse ndjenjat për Jasminën duket se vazhdojnë të jenë të njëjta kundrejt tij. Megjithatë ajo e pranoi se është zhgënjyer shumë prej tij.

Para disa ditësh Jasmina publikoi në Instagram një foto, në të cilën Andi shfaqej duke ndihmuar Diona Fonën, për projektin e ri.

“Boll me pyetet se cfare ben Andi e nga eshte Andi. Durova te dal si femer e fiksuar para nje Shqiprie nderkohe qe duket kush shkon mbrapa femres se gabuar. Dje ka qene i ftuar ne dtl por ka ikur direkt drejt Vlores per t’i ardhur ne ndihme “shoqes” qe e ka njohur vec kur i ka shkruar per ta marr si imazh. Nuk kam folur e nuk kam hapur kesi temash sepse personi ne fjale takohej me mua dhe me bente te dukesha si e cmendur per kto “mendime”. Dje ua them sinqerisht po e prisja tu dilnin fotot dhe ja ku ma nxoret ftyren e vertet te mashkullit “te dashuruar “. Njeriu fundit qe do doja tja hiqja m asken publikisht por si fillim ai s’duhej te kishte maske me mua. Sa per kte “femr en” bota eshte rrumbullak sot une neser ti. Edhe po, jam duke i dhene rendesi publike dhe kushdo qe do doje te kthej pergjigjie jam e hapur per cdo ballafaqim ! Edhe pse ska goje njeri tme flas . Gjithsesi ju pres”, shroi Jasmina krahas fotos.

Rrugët e tyre janë ndarë tashmë, por Jasmina vazhdon të bëjë skena xhelozie në publik për Andin. Në festën e përbashkët të “Për’puthen”, ishte një moment kur në sfond u vendos kënga e Diona Fonës, “Sheqer”, ku Andi ishte model në klip.

Në momentin kur po luhej kënga dhe të gjithë po kërcenin, Jasmina shkon pranë DJ-t dhe fik muzikën, duke i lënë të gjithë të habitur e duke i bërë të qeshin me skenën e xhelozisë së saj, siç mund ta shihni në video.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *