Gjoni që na bëri krenarë në Eurovizion degjeneron Alketën sërish/ S’më lanë të këndoja për vendin tim, pjesa e datës s’më intereson…

U komentua shumKë ditët e fundit intervista që Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears kishte dhënë më herët ku kishte treguar se ka pasur dëshirën që të përfaqësonte Shqipërinë në Eurovision, por organizatorët e Festivalit të Këngës e kanë lënë jashtë pasi ishin plotësuar vendet.

Pas kësaj interviste që u bë virale në rrjet, Alketa Vejsiu, e cila drejtonte Festivalin në kohën kur edhe Gjoni donte të merrte pjesë, reagoi e kontaktuar nga Anabel.al.

“Gjoni ka qenë jashtë date atëherë për pranimet, mesa mbaj mend. Unë doja shumë që Gjon të ishte pjesë. Mendoj që është një talent absolut. I kam propozuar të jetë i ftuar si “zërat e të ardhmes”. Ishin bërë zgjedhjet e artistëve dhe ishte jashtë kohe ardhja e këngës dhe për më tepër në frëngjisht. E kam kontaktuar personalisht sepse e konsideroj një talent me një zë dhe stil unik, por ishim jashtë kohe. Procedurat e RTSH-së janë pak rigoroze; kjo nuk vë në diskutim talentin e këtij artisti, të cilit uroj t’ja dëgjoj zërin sa më lart. Nëse do ta ribëja Festivalin, do ta ftoja me kënaqësi”, shprehej Alketa.

Sot Gjoni ishte i ftuar në një lidhje me Skype me emisionin “Wake up” në Top Channel, ku u pyet lidhur me përgjigjen e Alketës.

“Nuk më intereson shumë. Kjo puna ‘jashtë datës’, ok. Nuk e kisha dëgjuar këtë, tani po e dëgjoj. Tani s’dua të bëj skandal, asgjë. S’e kam problem. Zvicra më pranoi dhe jam shumë krenar. S’kam problem me asnjë, jam i lumtur që u bë Eurovisioni. Për mua kjo është histori e vjetër, le të shkojmë përpara”, u shpreh Gjoni.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *