Pas fjalëve të Mevlanit, reagon ashpër Ledjana

Në puntatën e djeshme në “Për’puthen”, Mevlani sqaroi gjithçka për marrëdhënien e tij me Ledjanën, ai tha se nuk është më me Ledjanën dhe nuk ka pse këtë gjë ta mbajnë të fshehtë nga publiku.

Mevlani tregoi se pas festës, Ledjana e ka bllokuar nga çdo rrjet social, pasi ai u pa duke kënduar me Antonelën një këngë.

“Në mbrëmjen e festës ajo nuk ishte prezente dhe unë e rikujtova duke i kënduar këngën e saj, pasi pa story në Instagram, ku Antonela u afrua dhe këndoi me mua, më ka bllokuar nga çdo rrjet social, nuk është fundi botës që Antonela vjen këndon apo kërcen afër meje.

Më ka bërë bllok në të gjitha anët, kështu që kjo nuk është xhelozi, por është inat, ajo nuk më ka marrë as në celular para festës për të pyetur a do vish apo jo, unë me Antonelën nuk jam hasmëri dhe nuk mund të sillem me arrogancë ndaj Antonelës dhe ti them largohu se të ka inat Ledjana, kështu pas këtij veprimi kuptova se Ledjana nuk është xheloze, por ka inat pse Antonela rri afër meje”, tha Mevlani, teksa theksoi se ai pasur një pëlqim të vërtetë ndaj Ledjanës.

Mevlani e cilësoi këtë veprim të Ledjanës si një justifikim për t’u ndarë prej tij dhe me bindje të plotë u shpreh se ata të dy nuk do jenë më bashkë nga sot e tutje.

Mirëpo, pas këtyre fjalëve nuk mungoi as reagimi i Ledjanës, e cila është shprehur e revoltuar përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” ajo thotë se nuk e kanë ftuar për t’u sqaruar në program dhe madje thotë se pas këngës që Mevlani shkroi për të fshihet një e vërtetë tjetër.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *