A më lejoni dy fjalë për gratë e fiksuara pas pastrimit?

Gjyshja ime thoshte “Mos lejo që tigani yt të shkëlqejë më shumë se ti”. Kishte të drejtë dhe më lejoni të them diçka të thjeshtë: Mos e merrni pastrimin e shtëpisë kaq seriozisht!

Kur u bëra grua, i kalova 24 orët e ditës duke parë nëse gjithçka ishte e pastër në rast se “dikush vinte të më shihte”, por më pas zbulova që të gjithë janë shumë të zënë, duke shëtitur, duke u argëtuar, duke punuar dhe duke shijuar jetën. Dhe nëse dikush shfaqet papritur?

Nuk keni arsye pse t’ia shpjegoni askujt situatën e shtëpisë suaj. Njerëzit nuk janë të interesuar për ato që ju bëni gjatë gjithë ditës. Njerëzit përreth shëtisin, argëtohen dhe shijojnë jetën. Jeta është e shkurtër, argëtohu!

Nuk do të thotë që të mos merreni me punë në shtëpi, por gjeni kohë të pikturoni diçka ose të shkruani një poezi, të shëtisni ose vizitoni një mik, gatuani atë që ju pëlqen, ujisni bimët tuaja! Pra, jepini vetës kohë për të pirë një pije, të notoni në plazh (ose pishinë), të ngjiteni në mal, të luani me fëmijët tuaj, të dëgjoni muzikë, të lexoni libra, të shoqëroheni me miqtë tuaj dhe të shijoni jetën.

Pastroni nëse është e nevojshme, por mos harroni se jeta vazhdon edhe jashtë. Mendoni se kjo ditë nuk do të kthehet më!

Mos harroni se do të plakeni dhe se shumë gjëra që mund të bëni tani nuk do të jenë aq të lehta për t’u bërë në pleqëri. Dhe kur të largoheni, pasi të gjithë do të largohemi një ditë dhe do të bëhemi pluhur, askush nuk do të kujtojë sa fatura keni paguar, as shtëpinë tuaj të pastër, por do të kujtojnë miqësinë tuaj, gëzimin tuaj dhe ato që keni mësuar.

Nëse dikush të kritikon gjurmët, thuaji: “Po deshe, më duaj për atë që jam”. / Marrë dhe redaktuar nga faqja “Familja dhe Shëndeti”

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *