Kush është djali që i ka marrë zemrën Ana Kaurit

Pak ditë më parë Ana Kauri zbuloi se ka nisur një lidhje dashurie.

Ajo tha se ndihet e plotësuar, mirëpo kush është personi që i ka marrë zemrën?

Në puntatën e sotme të “Përputhen”, moderatorja Bora Zemani e pyeti nëse djali në fjalë është një ndër konkurrentët e “Përputhen”.

Ana e mohoi duke lënë të kuptohet se partneri i saj nuk është i njohur për publikun, të paktën jo nga programi.

“Nuk ka lidhje me asnjë këtu”, u shpreh ajo.

Ish-konkurrentja e ka publikuar videon e kësaj pjese në rrjete sociale duke shkruar “Mos aludoni kot”.

Shpesh është përfolur se Ana është në një lidhje me Fationin, por sot ajo u sigurua të shuante çdo dyshim.

Lojtës Videosh

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *