Ky është vendi i vetëm në botë ku ka më shumë armë sesa njerëz

Dashuria e madhe dhe vdekjeprurëse e amerikanëve me armët sa vjen e forcohet.

Edhe pse shifrat zyrtare tregojnë se viti i kaluar shkaktoi rekord viktimash, amerikanët po blejnë gjithmonë e më shumë armë zjarri.

Madje, këtë javë, ligjvënësit e Teksasit kanë votuar që njerëzit të lejohen të mbajnë armë pa leje, t’i blejnë armët pa u kontrolluar fare nëse kanë precedent penal apo edhe pa qenë të trajnuar më parë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë i vetmi vend në botë që ka më shumë armë sesa njerëz: me një mesatare prej 12 armësh për çdo 10 persona. E thënë ndryshe, 390 milionë armë për 331 milionë njerëz. Në këto shifra nuk përfshihen armët e paregjistruara.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *