A e kishte parë izraeliti Zotin?

Përshëndetje, jam grua, 57-vjeçare. E përcjelli rubrikën tënde, sepse besoj se jep përgjigje të sakta…

Lexova në një gazetë se si një njeri nga Izraeli e kishte parë Zotin e madhërishëm, derisa skaneri i skanonte trurin.

Gjatë skanimit truri i tij kishte sjellë gjëra të çuditshme, si, për shembull, ta shihte Zotin!
A është e vërtetë?

“E mahnitura”

Përgjigje:

Ai që nuk e di si është Zoti i madhërishëm, çdo figurë që i shfaqet mund të thotë e pash Zotin…

Por, realiteti është krejt tjetër. Ai mund të ketë parë çdo gjë, por jo edhe Zotin e madhërishëm.

Bindja e tij se e ka pa Zotin e madhërishëm, meqë ai ishte jobesimtar, sipas atij shkrimi, mund të jetë një lajmëtar që t’i kthehet besimit, sepse pa besim në Zot nuk mund të jetohet.

E, edhe nëse jetohet, atëherë ajo jetë është e mangët dhe jo e plotë.

Skaneri i ka shfaqë figura që janë lidhur me probleme të diagnozës së tij epileptike, nga pasojat e kuadratit të majtë të trurit.

Dhe, mu ato probleme i kanë shfaqë edhe gjëra të pazakonta, të një abnormaliteti.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *