Bora tregon hapur për jetën e saj personale

Bora Zemani arriti majat e karrierës me moderimin e emisionit “Për’puthen”, i cili rezulton deri më tani si një nga programet më të percjellura në trojet shqiptare, edhe pse nuk kishte drejtuar kurrë një format të tillë, Bora ja doli mbanë më së miri ta përballonte këtë emision kaq impenjues.

Në një intervistë të dhënë për “Prive”, Bora tregoi se ishte Olsa Muhameti, autorja e ‘Për’puthen”, ajo që këmbënguli që ta drejtonte ajo emisionin,Bora tha se u mendua gjatë nëse duhej apo jo ta pranonte si ofertë, por sot është e lumtur që nuk e refuzoi ftesën.

Tashmë që “Për’puthen rinore” ka përfunduar, Bora nuk e ka problem të zbulojë emrat e konkurrentëve të saj të preferuar.

Ajo tha se Fationi është një nga djemtë e preferuar, për shkak se atij i ka bërtitur më shumë në emision dhe gjithmonë e ka mirëkuptuar e nuk ka hatërmbetje mes tyre, gjithashtu ajo pranoi se edhe Mevlani është i preferuari i saj, sepse ka qëndruar më gjatë në emision dhe çdo ditë përballej me të ndërsa nga vajzat ajo nuk veçoi asnjë, sepse tha se i do të gjitha njësoj.

Bora Zemani është përfolur këto kohë si një nga emrat që mund të drejtojë spektaklin “Big Brother VIP”  mirëpo ajo e mohoi këtë gjë, duke thënë se do e përballonte si format, por nuk do e moderojë “Big Brother VIP”, se nuk është ngopur akoma me “Për’puthen”.

Bora foli për “Prive” në lidhje edhe me jetën e saj personale, ajo tha se e ka vendosur që këtej e tutje të mos tregojë asgjë që ka lidhje me jetën e saj përtej ekranit.

“Unë nuk kam dashur të flas për jetën time personale dhe kam folur shumë rrallë, në disa momente më është dashur të jap përgjigje për të shuar kuriozitetin e njerëzve, që janë të interesuar për jetën e personazheve të njohur, nëse unë do të zgjidhja do ishte ideale që unë të bëj punën time në televizion dhe kur të dal jashtë punës askush të mos më njoh kam folur disa herë dhe tani e kam vendosur që do e qep gojën përfundimisht, nuk do të them më asgjë për jetën time personale”, tha Bora me bindje të plotë.

Ndërsa sa i përket planeve për zgjerimin e familjes, ajo tha se nuk është planet e saj të afërta, por do e mirëpriste një fëmijë të dytë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *