Kërkesat më absurde të njerëzve të pasur, tregojnë punonjësit e hoteleve

Cila është gjëja më qesharake që një “njeri i pasur” mund të kërkojë?

Punonjës të resorteve të shtrenjta, tregojnë eksperiencat e tyre me pasanikët dhe kërkesat qesharake të një niveli tjetër.

1. “Dikush porositi 150 dollarë haviar për macen.”

2
. “Unë punoja në një bar luksoz si DJ për disa kohë. Mbaj mend që një djalë më dha 100 euro bakshish vetëm për të përsëritur një këngë.”

3. “E fejuara e një pasaniku humbi unazën e fejesës (tmerrësisht të shtrenjtë) në një pishinë. Ky i dha urdhër stafit të hotelit të mbyllte komplet zonën e pushinës që punjonjësit të kërkonin unazën. Kur e gjetën, i falenderoi gjithë njerëzit e hotelit që ndihmuan me shishet më të shtrenjta të verës.”

4. “Mbaj mend, kur dolëm për darkë në tavolinën ngjitur ishte një çift me një fëmijë të vogël. Fëmija u mërzit sepse menuja e tij erdhi pa ngjyra dhe filloi të qante. Në atë moment, i ati nxori nga kuleta 100 dollarë dhe e la të birin të ngjyroste mbi të çfarë të donte. Nuk e ekzagjeroj fare kur them se familja ime u shokua.”

5. “Ish-shefi im, që ishte çmendurisht i pasur rrinte gjithmonë nëpër suita presidenciale, por kërkonte që gjithë sendet e kuqe të zhvendoseshin nga ambienti i tij. Ai luante shumë kumar dhe e urrente ngjyrën e kuqe sepse i kujtohej momenti kur humbiste para.”

6. “Unë punoja si kamerier në pishinën e një hoteli me 4 yje. S’e harroj kurrë kur një grua me indiferencën më të madhe dhe pa më parë fare në sy, më tha: “Më ka humbur kremi i diellit. Ma gjej.””

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *