Vetëm në kamera kam interes për ty/ Sindi dhe Blerimi telendisin Arjan Konomin pas përfundimit të Përputhen

Sindi Loci dhe Blerim dauti patën disa takime me njëri-tjetrin në “Për’puthen”. Kjo dyshe nuk u pëlqye nga opinionisti Arjan Konomi, i cili njërin prej takimeve e cilësoi si “lluku lluku babashta”. Sipas Arjanit nga ana e të dyve nuk kishte asnjë lloj interesi, madje ai sulmoi Blerimin duke i thënë se shfaqej si i interesuar për Sindin vetëm kur hapeshin kamerat.

Mirëpo duket se pas përfundimit të “Për’puthen”, Sindi dhe Blerimi janë afruar më shumë me njëri-tjetrin. Ata janë parë shpesh bashkë dhe madje Sindi shprehu hapur dëshirën për takime të tjera me Blerimin disa ditë më parë.

Mbrëmjen e djeshme ata të dy kanë dalë bashkë me Princin për të darkuar. Sindi ka publikuar sërish një video të Blerimit ku ai shihet duket folur në celular.

“Shumë i zënë je Blerim”, shkruan ajo.

Blerimi e ka ripostuar videon dhe me këtë rast ka thumbuar Arjan Konomin: “Jo unë interesin për ty zemër e kam vetëm me kamera hapur siç thoshte Arjan Konomi dikur hahaha.”

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *