Pse disa fëmijë nuk ngjajnë fare me prindërit e tyre?

Edhe pse roli i gjeneve është i fortë, veçanërisht nga prindi tek fëmija, tek disa njerëz nuk ndodh kështu! E kemi fjalën për ata fëmijë që duket sikur nuk kanë asgjë të përbashkët me prindërit e tyre. Si është e mundur?

1. Faktorët jo-gjenetikë

Ka disa faktorë jo-gjenetikë që ndikojnë tek pamja e bebushave, që duket sikur nuk trashëgojnë asnjë tipar nga prindërit e tyre. Dieta ushqimore e nënës gjatë shtatzënisë është padyshim një nga faktorët. Përshembull, nëse është e pashëndetshme dhe prindërit vijojnë të konsumojnë ushqime të shpejta, mund që fëmija të jetë obezë në të ardhmen. Faktorët e mjedisit të jashtëm janë gjithashtu një tjetër faktor. Përshembull, nëse kaloni shumë kohë në diell, është llogjike që lëkura juaj do të jetë më e errët, flokët më të hapur dhe fytyra me quka.

2. Sipas shkencës

Që nga momenti i krijimit, embrioni ka material gjenetik nga të dy prindërit, por kjo s’do të thotë që domosdoshmërisht ai do të duket si njëri prej tyre. Në kombinimin e gjeneve, disa prej tyre janë më dominant dhe shfaqen e ndërsa në raste të tjera, janë të “maskuara”.

3. Pse flokët e bebit tënd janë ndryshe

Ne të gjithë kemi një numër të caktuar gjenesh që përcaktojnë ngjyrën, strukturën dhe faktorë të tjerë që lidhen me flokët. Gjenet përgjegjës për ngjyrën e flokëve kontrollojnë qëlizat që prodhojnë melaninën, prandaj është kombinimi i tyre që vendos ngjyrën dhe llojin e flokëve të bebushit. Ky kombinim mund të jetë i ngjashëm dhe të rezultojnë si flokët e ndonjërit prej prindërve, ose jo.

4. Edhe ngjyra e syve është më e komplikuar nga ç’mendoni ju

Në të shkuarën, njerëzit mendonin që ngjyra e syve përcaktohej nga një gen i vetëm dhe nëse prindi kishte sy bojëqielli edhe fëmija do të lindte me sy bojëqielli. Në fakt, ndonëse është e rrallë ndodh që dy prindër me sy bojëqielli të lindin një fëmijë me sy kafë dhe e kundërta. Për më tepër, mos harroni që nuk mund të përcaktoni ngjyrën e syve të bebushit deri para se ai të mbushë 1 vjeç. Para kësaj periudhe të gjithë foshnjet duket sikur kanë sy ngjyrë blu.

Burimi: Anabel & Bright Side

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *