Si duhet te veproni nëse infektoheni me coronavirus dhe grip njëkohësisht?

Ata të cilët janë të infektuar me coronavirus kanë rrezik dyfish më të lartë që të vdesin nëse njëherësh sëmuren edhe nga gripi, paralajmëron Dr. Simon Stevens, drejtor ekzekutiv i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar.

Edhe pse është shumë me rëndësi që njerëzit të vaksinohen, sepse nëse njëherësh keni gripin dhe coronavirusin, do të keni rrezikun dyfish më të madh të vdisni nga coronavirusi,.

Si ta dimë a është coronavirus apo grip?

Meqenëse të dy sëmundjet kanë simptoma shumë të ngjashme, ekziston dallimi i cili do të na ndihmojë të dallojmë nga cili prej këtyre dy viruseve jemi infektuar.

Simptomat e gripit shfaqen shumë shpejt dhe nënkuptojnë temperaturë të befasishme, dhembje trup i, ndjenjë lodhjeje dhe rraskapitje, kollë të thatë, inflamacion të fytit dhe dhembje koke.

Vështirësi në gjumë, humbje apetiti, diarre apo dhembje stomaku, si edhe ndjenjë të vjellash që ndodhin me gripin shoqërohen gjithashtu me coronavirusin.Pra, cilat janë dy simptomat kryesore për t’i dalluar koronavirusin dhe gripin?

Arnold Monto, epidemiolog në Universitetin e Michiganit, thekson se një nga mënyrat për të bërë dallimin midis gripit dhe coronavirusit është humbja e shqisës së të nuhaturit, megjithëse kjo ndodh në të dy viruset.

Njerëzit me grip ose me ftohje të rëndë gjithashtu mund të humbin ndjenjën e aromës, por ndryshimi është se te coronavirusi, humbja e nuhatjes është e papritur dhe më e fortë, dhe kjo ndikon në aftësinë për të dalluar shijen e ëmbël nga e hidhura, por mund të ndodhë edhe pa mbyllje të hundës, gjë që nuk është rasti me gripin.

Një simptomë tjetër që mund të ndihmojë në dallimin e coronavirusit nga gripi është dispnea, ose vështirësia në frymëmarrje.

Kjo është një simptomë tjetër, përveç humbjes së papritur të nuhatjes pa hundë të zënë, të cilën coronavirusi nuk e ndan me gripin.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *