Shpëtoni nga pikat e zeza, mënyra pa shpenzime dhe efikase

Edhe pse shumë prej jush nuk duan ta pranojnë, pasqyra nuk ju gënjen dot: pikat e zeza gjenden kudo në fytyrën tuaj, në ballë, në hundë, në mjekër e mbi buzë, dhe duket sikur çdo gjë që bëni është e kotë pasi nuk zhduken kurrë plotësisht.

Trajtimi me avull mund të jetë një zgjidhje provizore, por kur mendoni që gjatë tij shumë estetistë zgjedhin të shtypin me duar pikat e zeza ndoshta duhet ta mendoni edhe një herë të dytë këtë ide.

Para së gjithash duhet të dini përse krijohen ato: pikat e zeza shfaqen në fytyrë kur qelizat e vdekura të lëkurës dhe sebumi i akumuluar në poret e saj, bashkëveprojnë me oksigjenin në ajër duke formuar kështu disa pika karakteristike me ngjyrë të errët.

Do ju tregojë një mënyrë shumë interesante dhe efektive, si dhe pa kurrfarë kostoje që ndihmon në heqjen e tyre. Përbërësit që ju duhen janë: ujë i filtruar, një peshqir sodë buke, pastë dhëmbësh dhe një furçë e vjetër dhëmbësh me qime të butë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *