Ta rrëqeth shpirtin kjo histori/ Djali me nusen çon babanë te Ardit Gjebrea dhe i premton: Kemi heq shumë po ti s’je vetëm

Një çift bashkëshortësh, Leonardi dhe Lefteria janë bërë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ku kanë rrëfyer historinë e d him bshme që ka përjetuar familja e tyre ndër vite. Vetëm së fundmi Leonardit ka humbur të ëmën dhe që nga ai moment, i ati e ka lëshuar veten dhe nuk është më si më parë, prandaj ata duan t’i bëjnë një surprizë dhe t’i thonë se nuk do jetë asnjëherë vetëm, pranë tij do qëndrojë gjithmonë djali dhe nusja.

Lefterie: Unë kam 15 vite që jam nuse në këtë shtëpi dhe nga çfarë më ka treguar vjehrra, janë martuar para 40 vitesh, pas një viti martese ata lindin një çun. Pas 3 muajsh që e lindin, doktorët i thanë që është i sëmurë, ai tani nuk i kryen dot nevojat e tij.

Leonardi: Akoma nuk i ka mbushur 40 vjet, quhet Arjan dhe që në momentin që ka lindur ai asnjëherë nuk ka thënë emrin nënë ose babë.

Lefterie: Pas 3 vitesh lindi im shoq, lindi mirë dhe vjehrra i kishte syte tek ai dhe e kishe shumë pikë të dobët. Më pas thoshte nuk do lind më fëmijë sepse kishte f ri kë mos i përsëritej historia. Lindi motra tjetër Erjola që është edhe ajo e sëmurë, pas një viti të Erjolës ka lindur një gocë tjetër, pas një viti që mbushi goca tjetër, ka v de kur. Goca e tretë lindi e sëmurë, domethënë e katërta nga fëmijët.

Lefterie: Pas 3-4 vitesh ka lindur prapë një vajzë, ishte shumë mirë e shkathët, e zgjuar, por në moshën 2-vjeçare…

Leonardi: Me një kokërr fasule duke luajtur në ballkonin e shtëpisë. Kishim fasule se në fshat, i hapnim për t’u tharë. Ajo futi një kokërr në gojë dhe i kaloi në frymëmarrje dhe nuk jetoi më sepse fasulja iu byme.

Leonardi: Pastaj sëmurët gjyshi nga ana e mamit dhe v d es. Pas 5 ditësh i bie mamit si një këputje, i masim diabetin, e kishte 600.

Lefterie: Si përfundim e nxorën me Covid dhe e sollëm këtu në Tiranë. Kështu ndodhi që e ëma e Leonardit v d iq dhe tani ka ngelur babai i cili çdo gjë e ka përjetuar shumë keq. Ata e kanë ftuar në studio për t’i thënë se nuk është vetëm dhe do kujdesen gjithmonë për të.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *