Dy toksina të zakonshme që ndikojnë keq në gjëndrën tiroide

Shumë njerëz kanë probleme me gjëndrën tiroide dhe ekspertët paralajmërojnë se një shtytës kryesor i kësaj sëmundje është ekspozimi ndaj toksinave të zakonshme që hasim çdo ditë.

Këto toksina pengojnë aftësinë e gjëndrës tiroide për të prodhuar hormonet që janë thelbësore për shndërrimin e yndyrës në energji të përdorshme. Toksinat jo vetëm që pengojnë djegien e dhjamit në qelizat ku janë depozituar, ato gjithashtu shkaktojnë acarim dhe inflamacion që ngadalëson tiroiden dhe shkakton një mori problemesh të tjera shëndetësore.

Hulumtimi nga universiteti i Miçiganit zbulon se toksinat mund të zvogëlojnë prodhimin e hormoneve tiroide deri në 10 për qind. Fajtori kryesor: perklorati, një substancë kimike e përdorur në karburantin e raketave, eksplozivët, disa plehra dhe zbardhues që ka depërtuar në ujërat nëntokësore në të paktën 43 shtete dhe është gjetur në pothuajse të gjitha prodhimet e pasura me ujë si perime me gjethe dhe shalqi.

Rreziku për tiroide: Qelizat e gjëndrave e thithin perkloratin në vend të jodit, një mineral i rëndësishëm për shëndetin e tiroides. Ky rrezik është amplifikuar për gratë, siç dëshmohet nga gjetjet e studimit të CDC (qendrat për kontrollin e sëmundjeve) që zbulojnë se ekspozimi i perkloratit është një shkaktues i niveleve të ulëta të hormoneve tiroide tek gratë, por jo te burrat.

Një tjetër ngadalësues i gjëndrës tiroide: Bisfenoli A. Ishte një lajm i madh disa vjet më parë, kur alarmi për përdorimin e gjerë të kimikateve toksike në mallra plastike nxiti administratën e ushqimit dhe barnave për ta ndaluar bisfenolin A në produkte për fëmijë si shishe dhe gota.

Në vazhdën e presionit publik, disa prodhues gjithashtu hoqën bisfenolin A nga sende të tilla, si shishe uji dhe enë për ruajtjen e ushqimit. Por, kimikati është ende duke u përdorur në shumë produkte që njerëzit u ekspozohen çdo ditë dhe ekspertët po lëshojnë paralajmërime të reja në lidhje me ndikimin e tharjes së gjëndrës tiroide.

“Përveç kësaj edhe plastika pa bisfenol A mund të mos jetë e sigurt. Pothuajse të gjitha plastikat, përfshirë ato të tregtuara pa përmbajtje të bisfenolit A, lëshojnë estrogjene të rreme”, thotë Dr. Gottfried.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *