Lajm i bukur/ Almeda Abazi bëhet nënë për herë të dytë; Ja emri i bukur që ka vogëlushja

Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori turk Tolgahan Sayisman janë bërë prindër për herë të dytë. Kanë qenë mediat turke ato që kanë bërë të ditur lajmin e shumëpritur. Ish-Missi shqiptar solli në jetë një vajzë mbrëmjen e djeshme në një spital privat në Anadoll.

Siç e kanë paralajmëruar edhe më herët, dyshja i kanë vendosur së bijës emrin Alina.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Tolgahan pak minuta më parë përmes një postimi në Instastory, ndërsa ne mbetemi ende në pritje të detajeve të tjera.

Kujtojmë që çifti kanë së bashku edhe një djalë 2-vjeçar, i cili quhet Efehan.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *