Antonela del blof, kapet duke gënjyer

E ftuar në disa paraqitje televizive së fundmi Antonela ka rrëfyer detaje interesante nga jeta e saj duke u bërë lajm i medias rozë.

Por diku ka qaluar! Antonela brenda pak ditësh ka ndryshuar deklaratat e dhëna nga vetë ajo.

Në një intervistë disa ditë më parë në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, ish-konkurrentja e programit të dashurisë pranoi se kishte dashur të merrte pjesë te versioni italian i “Për’puthen”, “Uomini e donne”, por u largua pasi do ishte nga ana e vajzave që luftonin për djemte dhe kjo gjë nuk i pëlqente.

Teksa rrëfeu këtë histori, ajo theksoi se konkurroi atje pasi kishte tre vite single.

Por dje, e ftuar në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E diell” në Top Channel ajo pranoi se verën e kaluar ishte çift e madje ish-të dashurin e kishte aq xheloz sa nuk e linte të shkonte në tualet.

Dhe ndalemi këtu.

Këto dy deklarata nuk përputhen fare me njëra-tjetrën!

Gjersa thotë kasha 3 vite single si ishte vitin e kaluar në lidhje?! Gjasat janë që njëra nga historitë nuk është e vërtetë ose kjo është një lojë e Antonelës për vëmendje./party

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *