Jasmina tregon mesazhin që i dha fund lidhjes me Andin

Jasmina dhe Andi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre menjëherë pas daljes nga programi.

Kureshtjen vendosi ta shuaj Jasmina duke treguar mesazhin që i dha fund lidhjes me Andin.

E gjithë kjo kishte ndodhur për shkak të një pyetje nga ana e Jasmines.

“Andi nuk më mungon fare. Ka qenë marrëdhënie toksike nga të dy. Gabimi im është që i kam mëshuar shumë një situatë të caktuar. Kisha të drejtë për çdo argument qoftë i ekzagjeruar apo jo. Unë e marr vëmendjen duke u ‘grricur’ me njerëzit. Thjesht ashtu e kam tipin. Unë nuk bëhem xheloze, bëhem posesive. Unë para se të jem me dikë, flirtoj, dua vëmendjen dhe kur fillova të frekuentohesha me Andin, e ndërpreva për të mos u keqkuptuar. Nuk jam mësuar që të ndahem me shpata, inate dhe mëri. Është i vetmi njeri që e kam bërë. Jemi ndarë si fëmijë 5 vjeç që po më pyete prapë për këtë gjë, do të të bëj bllok. Nëse të pyes për diçka specifike, kthe përgjigje dhe kaq”, tha ajo.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *