Cristiano Ronaldo e përcjell këtë artiste shqiptare në rrjete sociale

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, për vite me radhë është njëri ndër futbollistët më të mirë në botë, e që ai është sportisti më i percjellur në rrjetin social “Instagram” duke numëruar afër 300 milionë fansa, shkruan Express.

Para disa ditësh, Ronaldo theu dy rekorde duke u bërë futbollisti i vetëm që luan pesë herë radhazi në garën e Evropianit dhe falë dy golave kundër Hungarisë, 11 në total, u bë golashënuesi më i mirë në histori të Evropianit duke e lënë pas Micheal Platinin me nëntë gola.

Rekordin që mban ai në rrjetin social “Instagram” me rreth 300 milionë përcjelles, ai percjell vetëm 476 persona e që një nga ta është edhe një artiste shqiptare.

Ajo është artistja me famë botërore, Rita Ora, e cila percjellet nga 16 milionë fansa e njëri nga ta është edhe portugezi, i cili ka katër fëmijë po ashtu, Ronaldo është njëri ndër sportistët më të paguar në botë./Express/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *