Këndoi ma jep s’ta jap bashkë me Lulin/ Cimi ja dredh: I kërkoj falje publikut, nuk do ta bëj më…

“Ma jep, s’ta jap” u kthye dashur-padashur në një refren fiksues pak javë më parë. Kënga e dy konkurrentëve të “Për’puthen 40+”, Luljetës dhe Çimit, mori vëmendjen e të gjithve për shkak të tekstit që u konsiderua banal dhe pa mesazh. Megjithatë kënga numëron mbi 2 milion klikime. Por pavarësisht numrit të lartë të klikimeve duket se Çimi nuk është i lumtur për këtë bashkëpunim dhe thotë se nuk do do këndojë më kur rë.

I pyetur nga ndjekësit gjatë emisionit se e kujt ishte ideja e asaj kënge të tmerrshme, ai e konsideroi “gabim” atë, duke i kërkuar falje publikut.

“As nuk kam kënduar ndonjëherë në jetën time dhe nuk besoj se do të këndoj më pas asaj kënge. Nuk e kuptuam as vetë atë që bëmë, kështuqë i kërkoj falje publikut.”

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *