Ana e “Për’puthen”, flet rreth të dashurit

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Kauri, rrëfeu shumë të pathëna nga jeta e saj, prapaskenat e emisionit dhe planet për të ardhmen.

Është aluduar prej kohësh që Ana ishte në një lidhje edhe gjatë emisionit, mirëpo ajo i mohoi këto zëra duke u shprehur se në fakt, lidhja e saj e re sapo ka nisur dhe ajo është shumë e lumtur.

Djali që i ka marrë zemrën nuk është personazh publik dhe ajo shprehet se s’do ta mësojmë ndonjëherë cili është ai.

“Sot Ana është në një marrëdhënie, e sapo krijuar se ka dhe shumë nga ata persona që aludojnë dhe thonë që kam qenë e lidhur kur isha në Përputhen, eshtë një marrëdhënie e re edhe pse shumicës i interesojnë ta marrin në aspektin tjetër ndihem shumë e lumtur me veten dhe partnerin tim, nuk është fytyrë publike dhe nuk ka për t’u zbuluar ndonjëherë”, tha Ana në një intervistë për “Prive”.

Ana gjithashtu foli edhe rreth deklaratës së Andi Artanit, i cili e quajti një ndër femrat më fallco në emision dhe se a do ta shohim të ardhmen në televizion.

“Mendoj se njerëzve iu vjen inat dhe ta kthejnë në mënyrën më të keqe kur ua përplas të vërtetën në fytyrë, Andi ka qenë një ndër personazhet që unë i kam thënë që në fillim, që kur hyri që ka qenë komplet i lëkundur dhe dukej shumë fallco si ka ardhur mirë dhe e vërteta dhemb, i ka dhembur shumë”.

“Realisht më pëlqen shumë televizioni dhe do doja shumë që të mbetesha te bota e televizionit, kam pasur disa oferta por po mundohem të zgjedh diçka që më mua më përshtatet tamam tamam dhe po pres Shtatorin.

Një program intensiv do më pëlqente shumë, i përditshëm”, tha ajo./Express/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *