Disa prej sëmundjeve imunitare

Sëmundja e Ujkut (Lupusi Eritematos), Tiroiditi Hashimoto (gjëndrat tiroide), sëmundja e Crohn-it (sëmundja inflamatore e zorrëve), tip 1 i diabetit, ju me siguri i keni dëgjuar edhe më parë, por a e dini se çfarë kanë ato të përbashkët? Ato janë të gjitha sëmundje të sistemit imunitar dhe janë probleme që njerëzit përballen gjatë gjithë jetës.

Nëse ju jeni duke u përballuar me këto probleme, ju e dini se sa e rëndësishme është që të keni një plan trajtimi për të menaxhuar simptomat në mënyrë që të keni një jetë aktive dhe të jeni të shëndetshëm. Lupusi është sëmundje autoimune gjatë së cilës qelizat mbrojtëse të organizmit sulmojnë pjesët e shëndetshme të tij.

Sistemi imun është i ndërtuar për të mbrojtur organizmin dhe për të sulmuar substancat e huaja që pushtojnë atë. Por, nëse ju vuani nga lupusi, diçka nuk funksionon mirë me sistemin tuaj imun dhe ai sulmon qelizat dhe indet e shëndetshme të organizmit. Kjo mund të çojë në dëmtime të shumë pjesëve të trupit.

Ka disa lloje të lupusit. Lloji më i shpeshtë, lupusi eritematoz sistemik, prek shumë pjesë të trupit njëherësh.

Llojet e tjera të lupusit janë:

Lupusi eritematoz diskoid – shkakton puçrra të lëkurës që nuk largohen

Lupusi eritematoz i lëkurës – shkakton plagë të lëkurës në pjesë të trupit të ekspozuara në diell

Lupusi i nxitur nga barnat – mund të shkaktohet nga medikamentet

Lupusi neonatal – një lloj i rrallë i lupusit që prek të porsalindurit.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *