8 VIP-at shqiptarë që u dobësuan më së shumti

Transformimet e personazheve të njohura janë një ndër temat më të komentuara në media rozë. Të shumtë kanë qenë këngëtarët e moderatorët që dikur kanë qenë mbi peshë, mirëpo disa me punë dhe vullnet e duke ndjekur dieta të ndryshme kanë arritur që të perfeksionojnë linjat e tyre të trupore, e disa nga ta edhe anë balonit gastrik.

Kohë më parë, këngëtarja Anxhela Peristeri e cila përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovisionin” e fundit, kishte vendosur që të bie në peshë. Ajo nëpërmjet postimeve të ndryshme në rrjetin social “Instagram”, por edhe në dalje të ndryshme kishte treguar se ka filluar të frekuentojë palestrën rregullisht dhe ka humbur më shumë se 12 kilogramë. E ftuar në emisionin ‘Rudina’ muaj më parë ajo ka rrëfyer se kur bën palestër ndihet më e lumtur dhe energjike.

Linda Halimi

Edhe transformimi i këngëtares Linda Halimi ka qenë një ndër më të komentuarit në media vite më parë. Këngëtarja e njohur arriti që të humbiste plot 50 kilogramë dhe nga 95 kile që peshonte, arriti në 44 kg. Peshën ideale, Linda ka treguar se e ka arritur nëpërmjet palestrës dhe një diete strikte.

Capital T

Reperi, Capital T, në fillim të karrierës së tij ka qenë mjaft i mbushur në trup, shkruan Express. Mirëpo vitet e fundit është kthyer në një ndër meshkujt me trupin më të mirë. Në foto të ndryshme të postuara në rrjete sociale, reperi ka treguar rezultatet e palestrës, madje shpeshehrë ka treguar se ai kujdeset shumë edhe për ushqimet e tij.

Këngëtarja Big Mama pak vite më parë i habiti të gjithë me transformimin në trup. Në fillimet e saj, ajo ka treguar se mbante dieta, mirëpo ato nuk rezultuan të suksesshme dhe për këtë arsye kreu një ndërhyrje gastrike duke vendosur balonin që i riktheu format perfekte trupore dhe tani ndjehet mjaftë e lumtur.

Blerona Zeqiri

Moderatorja, Blerona Zeqiri, ka treguar për ndryshimin dhe mënyrën se si ka vendosur të bëjë operim në lukth dhe si ka arritur të transformohet. Ajo ka folur më shumë për mënyrën se si kishte vendosur për një gjë të tillë. Ajo është transformuar falë një operacioni në lukth të bërë në maj të vitit 2019, i cili bëri që të humb peshë dhe që të arrijë pamjen që e ka ëndërruar gjithnjë.

Vig Poppa

Reperi, Vig Poppa është rikthyer kohëve të fundit me projekte të reja muzikore. Ajo që ra në sy ishte rënien drastike në peshë të reperit. Ai është pothuajse ‘tjetër njeri’ nga imazhi i dikurshëm i cili e ka shoqëruar për vite me radhë. Vig Poppa nuk ka treguar përmes rrjeteve sociale shumë nga ky transformim e as sa i përket metodës që ka zgjedhur por kilogramët minus janë mesë të dukshëm.

 

 

 

 

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *