Ky ishte mashkulli me të cilin u fotografua Ledjana në Kosovë

Ledjana u rikthye sërish në qendër të vëmendjes.

Portali “Indeksonline” publikoi mbrëmë fotografi të saj në makinë me një mashkull misterioz.

U tha pamjet janë shkrepur në një pikë derivatesh në Mitrovicë, por kush është mashkulli në fjalë dhe çka e lidhë me Ledjanën?

Prive.al, ju sjell, si gjithmonë, të vërtetën!

Personi në fjalë është një mik i Ledjanës me origjinë nga Turqia, ai quhet Onur dhe me profesion është frizer.

Së fundmi, Onuri, me të cilin Ledjana bashkëpunon sa i përket imazhit të saj, në Tiranë është në përgatitje të hapjes së sallonit të ri të bukurisë në Mitrovicë, ku Ledjana si imazh do të jetë e ftuar në hapje.

Mes dyshes nuk ka as më shumë e as më pak se miqësi dhe bashkëpunim profesional.

Mister mbetet nëse Ledjana është në një lidhje të re apo jo, mirëpo sa i përket Onurit – nuk ka asgjë të fshehtë e as të pasqaruar nga tani e tutje.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *