Labi rrëfen eksperiencën interesante me dy të huaj që e ndalën për autostop

Labinot Tahiri së fundi ka rastisur në dy udhëtarë të huaj.

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri së fundi ka treguar në Instagram për një eksperiencë të pazakontë, shkruan lajmi.net.

Ai u shpreh se teksa ishte duke e mbushur veturën e tij me karburant atij iu afruan dy djemë të rinj të cilvt i kërkuan ndihmë pasi ishin nisur me autostop nga Franca për në Shkup të Maqedonisë.

Pasi Labi i pyeti se a kishin qenë ndonjëherë në Kosovë apo Shqipëri, ata u shprehën se as nuk e dinin që Kosova ekziston si shtet.

Labi më pas e kishte marrë vullnetarisht për detyrë që atyre t`u shpjegonte për shtetet shqiptare dhe historinë e tyre.

Ai u shpreh se tashmë djemtë, njëri hebre dhe tjetri francez, janë informuar për disa gjëra të rëndësishme të cilat i bëjnë shqiptarët krenarë.

Labinot Tahiri u mësoi atyre gjatë udhëtimit për simbolin e muzikës shqiptare Nexhmie Pagarusha.

Për Adem Jasharin se si një komandant lufte i cili ka dhënë për atdheun një familje prej 60 antarësh e për Skënder Beun./Lajmi/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *