Yllka Gashi kthehet në Kosovë pas vdekjes së babait

Aktorja e mrekullueshme e teatrit, filmit dhe televizionit, Yllka Gashi, prej vitesh po jeton larg Kosovës, pasi bashkë me familjen janë vendosur në SHBA.

Aktorja, ani pse larg ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut, pasi filmi “Hives”, ku ajo luan rolin kryesor fitoi tri çmime në festivalin “Sundance”.

Ndërkohë që po përjëtonte një triumf në aspektin profesional, aktorja po përballej me dhimbjen e madhe për humbjen e të atit, i cili u mund nga Covid 19-të dhe Yllka nuk kishte arritur të vinte në varrimin e tij, shkruan “Kosovarja”.

Tani, aktorja kosovare është rikthyer në vendlindje dhe në përqafimin e më të shtrenjtës së saj, nënës. /Kosovarja/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *