Mësoni fëmijët tuaj t’ju tregojnë përjetimet ditore të tyre rregullisht

Inkurajoni fëmijët të ju tregojnë histori, në mënyrë që ata të bëhen më krijues, imagjinativë, tolerantë, mendjehollë.

“Jeta është një histori e shkëlqyer dhe sa më shumë që i kuptoni historitë dhe mësoni mënyra për t’i treguar ato, aq më mirë mund ta kuptoni jetën dhe të bëni zgjedhje më të mençura”, ka thënë shkrimtari Nathan Bryon.

Kërkimet tregojnë se çdo herë që i tregoni fëmijës një përrallë, tregim, këngë, ngjarje të vërtetë ose, më mirë akoma, i lini të jenë interpretues të së njëjtës përmbajtje, horizontet e qenieve të vogla zgjerohen dhe arrijnë ta shohin botën nga perspektiva e një personi të pjekur.

Kjo bëhet një poligon i forcimit të mendjes.

Zhvillojani shprehinë

Është e dëshirueshme të zhvilloni shprehinë që, kalimthi, të interpretojnë diçka që kanë lexuar, duke mos pritur që atë ta thënë përmendsh, por pikërisht nëpërmjet imagjinatës.

Nxitni t’ju tregojnë edhe emocionet të cilat i kanë zhvilluar gjatë leximit të ndonjë përmbajtjeje dhe ndihmoni të gjejnë fjalët e duhura për ta, sepse kjo është një ushtrim i shkëlqyeshëm për t’u shprehur dhe për të pasuruar fjalorin.

Mirëpo, është me rëndësi që vogëlushët këtë të mos e kuptojnë si obligim, por si argëtim, relaksim, ritual para se të flenë gumë. Një rekomandim tjetër i dobishëm është të inkurajoni fëmijën tuaj të ritregojë ngjarjet në të cilat ai ishte pjesëmarrës sa më shpesh të jetë e mundur, edhe nëse është një gjë në dukje banale.

Psikologët thonë se gjithçka është njësoj e shkëlqyeshme për ta, kështu që prindërit nuk duhet t’i ndërpresin nëse me entuziazëm u tregojnë se si, të themi, ata shënuan një gol në një lojë me mikun e tyre më të mirë. Kur vëreni se dikush i dëgjon me kujdes ndërsa flasin, ata automatikisht bëhen më imagjinativë, futen më shumë në histori, shtojnë detaje në përshkrimet dhe kështu lëvizin trurin të punojë më shumë.

Studimet tregojnë gjithashtu se tregimi ndikon në zhvillimin e kujtesës tek fëmijët, dhe në të njëjtën kohë vlerëson çlirimin e ankthit, i cili është një themel i mirë për paraqitjet e ardhshme publike – nga recitimet në shkollë deri te shfaqjet drejtuese dhe aktrim.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *