Sara na habiti të gjithëve: “Jam beqare, nuk kam qenë ndonjëherë e lidhur me Atdheun”

Sara Malaj ishte dje e ftuar në “Top Arena” përballë Antonela Berishaj, ku foli më shumë për eksperiencën e saj në emisionin e dashurisë “Për’puthen”.

Ndërkohë, që vetë autorja e programit Olsa Muhameti konfirmoi se ajo dhe Atdheu ishin çift, e madje ky i fundit tha në një intervistë në “Shqipëria LIVE” se lidhja me ish-konkurrenten ishte bërë aq serioze sa ia kishte prezantuar familjes, Sara ka habitur me deklaratën e saj.

Ajo ka pranuar se është beqare dhe tha se me të riun kosovar nuk ka qenë ndonjëherë e lidhur, ur Antonela e pyeti si është situata e saj sentimentale, Sara u përgjigj:

”Jam shumë shumë mirë, jam single nuk kam qenë ndonjëherë e lidhur këto kohë kam qenë në njohje e sipër jam shumë mirë po e shijoj lirinë time për momentin, kam gjetur paqe”.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *