Xhensila flet për jetën pas divorcit të prindërve, tregon kush e shpëtoi

Këngëtarja shqiptare, Xhensila Myrtezaj, është njëra nga femrat më pr.ovokuese të showbizit shqiptar.

Së fundmi ajo ka shpalosur shumë detaje nga jeta private, duke mos lenë anash as periudhat më të ndjeshme të jetës, shkruan Indeksonline.

Në një intervistë për ‘E ardhmja është vajzë’ ajo tregoi se muzika ka qenë shpëtimi i saj i vetëm pas ndarjes së prindërve.

“Muzika ka qenë e vetmja rrugë shpëtimi për të gjithë situatën që ka ndodhur atë periudhë, në klasë të parë prindërit e mi u divorcuan, mami mori kujdestarinë time duke qenë se ishte dhe në punë, sa.krifikonte shumë.

Në festën e abetares mami nuk ka qenë e pranishme, sikurse dhe babi, kështu që e mbaj mend atë moment si një fotografi shikoja prindër përreth fëmijëve dhe e kam si një kujtim të hidhur mamit nuk i dhanë leje atë ditë, më çoi në festën e abetares dhe erdhi nga fundi kur unë kisha recituar ,baj mend që kemi qarë shumë të dyja, unë edhe pse isha fëmijë i vogël nuk doja ta jepja veten para mamit, por asgjë nuk ndodh rastësisht, mendoj që kjo gjë më bëri më të pjekur.

Muzika më ka shpëtuar shpirtërisht, nga ana psikologjike, ka qenë një dhuratë e jashtëzakonshme për mua mami ma ka falur dhe Zoti sepse mami ka qenë këngëtare, mbaj mend që kur fikeshin dritat mami më ushtronte zërin dhe këndonim pa fund bashkë, në çdo moment ishim të dyja bashkë, përveç momentit të festës së abetares”, tha këngëtarja.

Për talentin e saj ajo tha se mësuesja e kishte zbuluar qysh në klasë të pestë dhe për Ajkën u shpreh se është bekimi i saj më i madh në jetë.

“Ajka është kupola e gjithçkaje unë kisha shumë projekte dhe plane, por sapo Ajka erdhi në jetë, erdhi në krye dhe i rrëzoi të gjitha, kam një raport shumë të shenjtë me mamin tim dhe uroj të kem të njëjtin dhe me Ajkën, po rritet në një familje me shumë dashuri Besi është një baba shembullor.“, u shpreh ajo./Indeksonline/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *