Sikur po e përjetoj edhe tani/ Xhensila Myrtezaj tregon si u ndie kur mori për herë të parë Ajkën në krahë…

Mama, këngëtare dhe sipërmarrëse. Xhensila Myrtezaj është një nga ato femra që duket se mund t’i bëjnë të gjitha.

Ajo u rikthye pas 4 vitesh në studion “Rudina” në Tv Klan për të folur më gjerë për çfarë ka ndodhur me të gjatë këtyre viteve që kanë rrjedhur shpejt, në të cilët Xhensila është rritur në çdo aspekt.

Bashkëpunime të bukura muzikore që i kanë dhënë vulën e suksesit për të arritur në zemrat e publikut, por edhe jeta private e saj tërheq vëmendjen e mediave rozë pas dasmës së bujshme me aktorin e humorit, Bes Kallaku e më pas lindja e vajzës së tyre, Ajkës, që tashmë është tre vjeç.

Xhensila kujton emocíonet që e përfshinë kur mori Ajkën në krah pas lindjes dhe shprehet se i duket sikur e përjeton dhe tani atë emocíon.

Rudina Magjistari: Si je ndierë në momentin që ka ndryshuar jeta jote, e ke marrë Ajkën në krahë?

Xhensila Myrtezaj: E kam atë moment sikur po e përjetoj tani, është shumë e çuditshme, e kam ende atë ngrohtësinë e Ajkës kur ma sollën te faqja, ai momenti kur sapo erdhi tek unë, pushoi së qari. Në një moment e shkëputën nga unë dhe filloi prapë së qari dhe kur unë e afrova, pushoi vajza dhe aty kuptova se çfarë lídhje kanë nënë e bijë. Në fillim kam ndierë shumë dhembshuri, ndieja një dashuri që nuk e kuptoja, nuk e kisha përjetuar sigurisht dhe nuk e dija nga buronte, ndieja vetëm adhurim. Fëmija është bekimi më i madh, absolutisht, në jetë dhe unë i jam shumë falënderuese Zotit që më bekoi me këtë dritë.

Rudina Magjistari: Jeta e ju të dyve ka ndryshuar, si jeni ju të dy si prindër, si do ta përshkruaje?

Xhensila Myrtezaj: Për të qenë e sinqertë, unë jam ajo që bëj më shumë panik në shtëpi.

“Jo m’u vrà vajza, sëmùret, vishe”, Besi është shumë më i qetë në këtë pjesë, gjithmonë “hë se s’ka gjë, do i kalojë”, kështu që në këtë pikë jemi mirë sepse kemi krijuar balancat e duhura për ta rritur vajzën në mënyrë të shëndetshme.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *