Na bëri krenarë në Eurovizion/ Këngëtari Gjon do vij në Tiranë: Se kam mohuar se nga vij, jam krenar që jam shqiptar

Këngëtari me origjinë shqiptare, Gjon Muharremaj, i cili përfaqësoi Zvicrën në “Eurovision 2021”, do të mbajë një koncert në Shqipëri.

Image

Lajmin emocionues e bëri të ditur vetë artisti gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në rrjete sociale. Mbas 10 vitesh, Stresi tregon ç’ndodhi gjatë përballjes me Noizy-n në gjykatë

“Ndonjë koncert në Shqipëri?”, u pyet Gjoni, i cili u përgjigj: “Po, në ‘Zafestival’. 31.07.2021”. Kështu këngëtari zbuloi edhe datën eventit të shumëpritur që do të jetë në fund të këtij muaji.

Gjatë intervistave të ndryshme që ka dhënë, Gjoni ka treguar se karrierën e tij artistike do ta vazhdojë në Paris, Francë.

“Nuk e kam fshehur kurrë që jam shqiptar dhe jetoj sikur jam në tre vende, Shqipëri, Kosovë dhe Zvicër. Ajo që më ka dhënë mua famë ka qenë ‘Albanian’s Got Talent” dhe ‘The Voice Kids” kur këndova këngën time ‘Babi’.

Image


You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *