Shtatzënë me konkurrentin e njohur? Bora Zemani telefonon vajzën misterioze!

Një deklaratë e bërë nga Lindita sot në “Përputhen +40” krijoi shumë debat në studio. Ajo tha se një vajzë i ka shkruar, duke i thënë se është e dashura e Oltit dhe se është shtatzënë me të.

Lindita tregoi dhe bisedat me vajzën në fjalë, ndërsa Olti mohoi gjithçka. Moderatorja Bora Zemani e mori në telefon vajzën, mirëpo ajo tha se nuk e njeh konkurrentin dhe nuk ka asnjë lidhje me të.

“Unë nuk i kam dërguar mesazh Linditës, as nuk ia kam numrin. Unë nuk kam asnjë lidhje me Oltin e jo më të jem shtatzënë. Jam e martuar dhe ju lutem mos më shqetësoni”, u shpreh vajza.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *