Xheraldina i kthehet ndjekëses pasi ia përmendi Sarën

Sara dhe Xheraldina janë një shembull i vërtetë për çdo marrëdhënie vjehrrë-nuse dhe këtë gjë na e kanë dëshmuar shpesh.

Të shumtë janë ato që i admirojnë dhe i kanë si shembull për këtë lloj raporti, por nga ana tjetër nuk mungojnë as ato që kanë dyshimet e tyre sesa e vërtetë mund të jetë kjo marrëdhënie.

Së fundmi, Xheraldina ka publikuar disa foto, ku bie në sy komenti i një ndjekëseje.

“Nuk e di si kalon mirë Sara me ty se në pamje të parë dukesh shumë e vështirë”, i ka shkruar ajo.

Ky koment nuk ka kaluar pa rënë në vëmendje të Xheraldinës, e cila nuk ka ngurruar aspak dhe ia është kthyer me lezet.

“Vallaj e vështirë jam bajagi. As vetë nuk e di si po kalon Sara me mua!”

Kujtojmë se në një rrëfim të sinqertë për “Prive”, Xheraldina tregoi se si u njoh me Sarën dhe si e kuptoi se ajo ishte e duhura për Ledrin.

“Sarën e kam takuar në Ulqin. Ne kishim shkuar atje për takim biznesi. Ledri nuk më tregoi praktikisht se do të vinte me Sarën. Në lokal hyri një vajzë dhe unë po mendoja ‘ua sa vajzë e bukur’, por nuk e dija që ishte Ledri mbrapa. Pastaj kur shoh Ledrin mbrapa më tha ‘Nënë kjo është Sara’. Ne kishim takim biznesi dhe kur e pruri aty mendova kjo është diçka më serioze.

Sara më pëlqen shumë se është e hapur dhe e ngrohtë me njerëzit, është e afërt. Ledri është pak i mbyllur, të thotë vetëm ‘mirëdita çfarë bën’ rri 10 minuta me ty dhe ngjitet në dhomën e tij. Ndërsa Sara rri aty. Ka qejf të bëj muhabet, ka qejf të hamë diçka bashkë, të shohim diçka bashkë. Ka një ngrohtësi, që ti do s’do të bën ta duash, pikërisht për shkak të ngrohtësisë. Ajo kur zgjohet në mëngjes më thërret ‘Pashule’ më lë vajzën në dorë dhe ikën. Ajo ka aq ngrohtësi dhe aq besim tek unë, që unë kujdesem për vajzën e saj. Për mua është një nuse yll”, tregoi Xheraldina.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *