I publikuan foton me të dashurin pa dëshirën e saj; Ana Kauri i bën dedikim partnerit

Pas daljes nga programi Ana Kauri ka zbuluar se ka filluar një lidhje të re dashurie.

Ish-konkurrentja vazhdon ta mbajë sekret të dashurin dhe nuk pranon të përgjigjet në asnjë nga daljet televizive kur ndër pyetjet më të shpeshta janë për të.

Përkundër mbajtjes sekret, ditën e djeshme qarkulloi një fotografi, e cila thuhet të jetë e Anës me të dashurin e saj.

Ishte, faqja e njohur ‘vipat e bllokut’ ajo e cila ka postuar një fotografi të Anës krahë partnerit teksa i ka mbuluar fytyrën.

Në këtë foto çifti shihen se kanë pozuar afër njëri-tjetrit në një foto para pasqyrës.

Si duket Ana këtë herë ka rënë shumë në dashuri me partnerin e saj dhe nuk e pengojnë lajmet apo fotot që shpërndahen lart e poshtë./party

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *